Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur në lidhje me marrëveshjen e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me zgjerimin e ujërave territorial duke thënë se cështja e detit do të shkojë në Hagë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në një intervistë për median greke, Kathimerini, Dendias u përgjigj në lidhje me marrëveshjet e rëndësishme që arriti Greqia.

“Pavarësisht kushteve të pafavorshme, ne kemi arritur shumë. Ne i mbyllëm çështjet në pritje që ishin hapur prej shumë dekadash. Ne kemi nënshkruar tre marrëveshje shumë të rëndësishme. Dy në lidhje me zonat detare me Italinë dhe Egjiptin.

Në të njëjtën kohë, ne ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për Ligjin e Detit (UNCLOS). Më në fund, ne ndërmorëm hapat e nevojshëm për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje në Jon pas 25 Prillit. Është mirë të bëhesh i vetëdijshëm, se përkundër ankesave të disave, qeveria Mitsotakis është përballur me një larmi sfidash dhe kërcënimesh hibride vitin e kaluar me besim të mjaftueshëm. Në vitin 2021 ne do të vazhdojmë në këto baza”, tha Dendias.

Ministri grek foli dhe për vizitën e Ramës në Tiranë dhe theksoi se qëllimi i Greqisë është të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në Europë.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Athinë për një vizitë private dy ditë më parë. Ministri i Maqedonisë Veriore, Osmani, do të vizitojë Athinën javën e ardhshme. Gjatë kësaj vizite, do të nënshkruhen tre memorandume bashkëpunimi, të cilat tregojnë angazhimin tonë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në të njëjtën kohë, proceset kanë filluar për të forcuar më tej praninë tonë në Kosovë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ne jemi gjithashtu duke marrë iniciativa brenda Bashkimit Evropian për të krijuar një kornizë të stabilitetit dhe qeverisjes. Ne do të forcojmë iniciativat shumëpalëshe, së bashku me Qipron dhe me vendet e rajonit që përqafojnë të njëjtat parime si ne. Egjipti, Izraeli, Jordania. Dhe sigurisht, ne shpresojmë të forcojmë këto skema me vendet e tjera”, tha Dendias.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re