Pas vjedhjes që bëri zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, Igablle Cakaj në Bruksel, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka renditur siç thotë ai disa “hajni” të ndodhura në institucionet më të mëdha të vendit.

Ai përmend 53 milionishin q iu dha kompanisë “Bechtel Enka”, milionët që japin shqiptarët për të paguar rrymën e serbëve në veri, milionët që jepen për pagat e zv.ministrave etj.

“Meqë qenka temë hajnia, ajo e një zyrtareje në Bruksel, t’ua kujtoj për pak këtë tjetrën, të Kosovës, që po na ndodhë vetëm sivjet:– 53 MILIONË tuajat po i jepen Bechtel Enkas, pa asnjë vlerësim, pa asnjë verifikim. Si tall pazari; fiks. Po e shesin madje si kursim.– 11 MILIONË tuajat po i jepen serbëve në Veri, për tua pagaur rrymën veç për një vit. Tash e njëzet vjet s’paguhet rryma atje.– 36 MILIONË tuajat po i jepen PTK-së, për t’ia mbuluar dëmet e kontratave kriminale, punësimeve militante, e llukseve menaxheriale. Për të gjitha këto, zero përgjegjësi.– 10 MILIONË tuajat po i jepen Qeverisë. Duan dyfishim page për vete si shpërblim. Paga e re është dhjetëfish më e larta se mesatarja; si asnjë vend tjetër në botë.– 3 MILIONË tuajat po i jepen zëvendësministrave, armatës më të madhe të badihavgjinjëve në Evropë. Janë bërë plot 80 sosh; pa punë, pa obligim, pa asnjë detyrim.– 80 MILIONË tuajat po i jepen listave fiktive të veteranëve – të cilat vazhdojnë të rriten edhe këtë ditë. Gjashtëdhjetë milionët e ndara në fillim nuk po mjaftojnë; duhet shtuar edhe njëzet shtesë.Dhe brengosemi për imazh mandej.Çfarë imazhi japin gjithë këto?”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re