Partia Demokratike këtë të hënë ka nisur fazën finale për skanimin e kandidatëve demokratë për deputetë.

Të shtunën me votimet në qarkun Tiranës, ku përfshihen dhe 21 degë të tjera të vogla tashmë ka përfunduar dhe 495 emrat e kanë kaluar në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve dhe tashmë këto emra janë potencial për të qenë në listën e emrave për kandidatë.

Filtri final pritet që të mblidhet të martën dhe të hartojë raporte për secilin kandidat, që mund të sjellë më shumë popullaritet për secilën listë.

Ndërkohë nga i gjithë ky proces i zhvilluar në votimin e 12 qarqeve të vendit ka prodhuar 17 emra të skualifikuar, ku bien në sy emrat e tre ish kryebashkiakëve, atij të Kukësit, Bashkim Shehu, ish kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Tusha dhe ish ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri.

Gjithashtu nga gara janë skualifikuar edhe tre ish deputetë, Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli në qarkun e Korçë, Astrit Veliaj në Berat dhe bashkë me ta dhe njëmbëdhjetë emra të tjerë zyrtarësh demokratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re