Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 3” pasi u votuan në Kuvend gjatë ditës së sotme, janë betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

 

Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave, Ervin Mete.

 

Ditën e sotme në Kuvend u miratuan vendimet për lirimin e Delina Ibrahimajt nga detyra e ministres së Financave, për t’u emëruar në postin e ri.

 

Ndërsa pak ditë më parë u betuan 5 ministrat e tjerë, Igli Hasani si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë,  Anila Denaj zëvendësoi Frida Krifcën tek bujqësia. Ndërkohë Arbian Mazniku mori detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re