Skip to content

Pas vullkanit Etna, Sicilia goditet nga një tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Sicilinë pas vullkanit më aktiv të Evropës në Malin Etna, duke plagosur së paku dy njerëz, raportojnë mediet italiane.

Disa ndërtesa u dëmtuan si pasojë e disa dridhjeve të fuqishme që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më parë fshatrat e afërta, dhe fluturimet nga aeroporti i Catania ishin ndalur  përkohësisht.

Njerëzit që ndodheshin në male iu dha alarmi të iknin shpejt.

Tërmeti goditi Siçilinë në orën 03:19 lokale (02:19 GMT) të mërkurën pranë komunës së Viagrande.