Pas lajmit se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është infektuar me koronavirusin Covid-19, edhe ambasadorja e Suedisë ka rezultuar pozitive.
Lajmin e ka dhënë vetë Elsa Hasted, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe do të punojë nga shtëpia e izoluar. Gjithashtu ambasadorja Hasted shkruan se solidarizohet me të gjitha femrat që janë goditur rëndë gjatë pandemisë, ndërsa bënë thirrje që të qëndrojnë të sigurtë.
“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Hastad.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
