Gjykata e Apelit në Prishtinë, pas lirimit të deputetit Milaim Zeka ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për kolegun e tij Shkumbin Demalijaj.

 

Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës Arianit Koci, i Shkumbinit, i cili tha se do të kërkojë që ndaj klientit të tij të hiqet edhe kjo masë dhe i njëjti të mbetet në liri.

 

Për Zekën deputetin Demalijaj ishte caktuar masa 1 muaj paraburgim. Kujtojmë se të dy deputetet, nga prokuroria po akuzohen për kanosje ndaj dy prokurorëve.

 

Demalijaj dyshohet për kanosje ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, kurse Zeka ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re