Avioni i linjës “Lion – Stamboll” ka bërë një ulje të detyruar në Rinas, pasi një nga pasagjerët, shtetas  afgan, ka tentuar të presë damarët.

Shtetasi afgan, 40-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

40-vjeçari me leje qëndrimi në Austri, dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re