Një pasagjere që po udhëtonte me aeroplanin e aviokompanisë EasyJet
ka postuar në internet një fotografi paksa të pazakontë, ku shihet një
karrige pa mbështetëse që po udhëtonte nga Lutoni në Gjenevë.

Pasagjerja i dërgoi këtë foto të dashurit të saj, i cili më pas i shkroi kompanisë duke kërkuar shpjegim për mungesë të mbështetëses në karrige.

Në anën tjetër zyrtarë të kësaj kompanie i kanë kërkuar ta heq
fotografinë me qëllim që të mund të vazhdojnë me hetime, por ai ka
refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Shumë persona besojnë se një kërkesë e tillë vetëm sa ia ka
vështirësuar punët kompanisë, në momentin që kërkoi që fotografia të
hiqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko