Skip to content

Pasaporta anti-Covid, Rama: Po përgatitemi për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit

RAMAA

RAMAAKryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus”  tha se qeveria po pergatitet për pasaporten e vaksinimit anti-COVID të qytetarëve.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, theksoi Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë foli edhe për atë që e quajti revolucion digjital, që kur PS-ja erdhi në pushtet.

“Nga 14 shërbime që ishin, kemi 1207 shërbime. Kemi 1.87 milionë përdorues nga 50000 që ishin kur erdhëm në pushtet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se falë digjitalizimit janë shkurtuar  472 vjet kohë nëpër radhë. “95% e shërbimeve janë online për qytetarët shqiptarë”, tha ai më tej.

(TemA(