Dy personat e arrestuar të dielën për faslifikim pasaportash diplomatike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, u zbuluan tre muaj më parë, kur në aeroportin e Rinasit një grua 56 vjeçari u kap me document fals për të kaluar drejt SHBA-së.

Dëshmia e gruas zbuloi emrat e dy prej personave të përfshirë në këtë ativitet të paligjshëm, e më pas emrat e dhënë prej tyre në deklarime, ka bërë që policia të vëjë nën hetim persona të tjerë.

Emri i parë që përmendi 56 vjeçarja ishte 72 vjeçari Guri Pejo nga Korça. Në dëshminë e saj, gruaja deklaroi në atë kohë se pasaportën diplomatike e kishte siguruar nga 72 vjeçari, i cili kishte rolin e ndërmjetësit.

Pasi u verifikua, i moshuari u mbajt nën vëzgim gjatë 3 muajve dhe pasi ai u mor në pyetje, i tha hetuesve se këto pasaporta i siguronte nga Daniel Morava, edhe ai banues në Korçë.

Ky i fundit rezultoi të ishte organizatori i këtij grupi. Pas arrestimit, fillimisht Morava nuk ka pranuar të japë deklarime, por më pas ka pohuar se pasaportat diplomatike të falsifikuara i kishte marrë nëpërmjet personave të tjerë të njohur, po nga qyteti i Krçës, nga një OJF jashtë vendit me emrin “PBF”.

Hetuesit kanë kryer një sërë verifikimesh për këtë OJF, dhe sipas burimeve deri më tani nuk u ka rezultuar se ku ndodhet selia e saj.

Ndërsa emrat e përmendur në dëshmi nga Morava janë tashmë nën hetim nga policia.

ABC neës mëson se prej 9 muajsh, policia ka një tjetër hetim për një grup falsifikatorësh dokumentash në Tiranë e në Korçë. Pjesë në këtë hetim, mësohet se është edhe Ambasada Amerikane e cila ka zbuluar disa nga rastet e falsifikimeve që më pas ua kanë referuar për hetim policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re