Kryeministri Edi Rama është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë një moment historik për jetën e çdo shqiptar.

Rama u shpreh se pasaporta e Bashkimit Europian i jep “çdo shqiptari atë që ka pasur kurrë dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e BE”.

Kreu i qeverisë shtoi se “pasaportën e BE nuk e jep qeveria, duhet të bëhemi anëtarë të saj që të marrim pasaportën”.

“Ne nuk do ta humbim këtë tren. Është ekzistenciale që të jemi brenda BE. Pasaportën e BE nuk e jep qeveria, duhet të bëhemi anëtarë të saj që të marrim pasaportën. Është moment transformimi i jetës për një shqiptar, pasaporta e BE i jep çdo shqiptari atë që ka pasur kurrë dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e BE. Ky është një tren para nesh në stacion, ka ndaluar me një kohë të caktuar 2027, kemi dakordësuar që deri atëherë të mbyllim negociatat.

Me hyrjen në BE, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria. Siç shkojmë nga Shkodra në Europë, me të njëjtën lehtësi do të shkojmë nga Shqipëria në Suedi, dhe askush nuk do të na ndalojë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko