Një nga anëtarët e familjes që themeloi kompaninë e çantave luksoze “Hermes” është përfshirë në një betejë publike me një organizatë bamirësie që ai vetë e ka themeluar. Konfliktet nisën pas raportimeve se anëtari i familjes së famshme birësoi zyrtarisht kopshtarin e tij 51-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Nicolas Puech, një pasardhës i brezit të pestë të Thierry Hermes, i cili themeloi Hermes në 1837, ka filluar procesin ligjor për të adoptuar ish-kopshtarin e tij, të cilit do t’i lërë trashëgimi miliarda euro, thënë ndryshe, gjysmën e pasurisë së tij prej 12 miliardë eurosh.

Ai besohet se zotëron rreth 5.7% të aksioneve Hermes, vlera e të cilit është rritur që nga pandemia. Sot, vlera e tregut të kompanisë arrin në 209 miliardë euro, kështu që pjesa e tij vlen pak më pak se 12 miliardë euro.

Pyeh raportohet se nuk ka fëmijë. Mediat shkruajnë se kopshtari është me origjinë marokene dhe është i martuar me dy fëmijë, të cilët Nicolas Puech i referohet si “fëmijët e tij”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re