Friedrich Merz, një biznesmen gjerman dhe një kandidat serioz për të pasuar kancelaren Angela Merkel në krye të Unionit Kristian Demokratik (CDU), bëri të ditur se fiton më shumë se një milionë euro në vit, sipas gazetës gjermane Bild am Sonntag.

Merz, 62 vjeç, menaxhon një nga degët gjermane të fondit të investimeve amerikane BlackRock, duke punuar për një firmë ligjore amerikane Mayer Broën, duke qene njëherësh dhe anëtar i bordeve drejtuese të shumë kompanive, sipas Reuters.

Kohët e fundit, ai ka kritikuar zërat që e kanë renditur te klasa e lartë, pasi pretedon se i përket klasës së mesme.

“Nga prindërit kam mësuar vlerat që formojnë klasën e mesme, duke përfshirë punën, disiplinën, mirësjelljen”, tha Merz.

Ai shpjegoi gjithashtu se, për të, fjala “klasa e lartë” përfshin fatet e njerëzve të cilët kanë trashëguar një shumë të ardhurash apo të një kompani që u lejon atyre një stil jete hedoniste.

“Ky nuk është rasti me mua”, përfundoi ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re