Këshillit Evropian në Bruksel, pas tre ditësh negociatash ka zgjedhur më në fund drejtuesit e saj kryesore.

 

Sipas paketës së aprovuar nga liderët evropianë, për herë të parë në krye të Komisionit Evropian do të jetë një grua. Pasardhëse e Jean Claude Junckerit do të jetë ministrja e tashme gjermane e Mbrojtjes, Ursula van der Leyen.

 

President i Këshillit të BE-së është nominuar kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, i cili në këtë post nga 1 dhjetori i këtij viti do ta zëvendësojë presidentin e tashëm Donald Tusk.

 

Ndërkohë në krye të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri pasardhës i Mogherinit do të jetë Josep Borrell nga Spanja.

 

Në krye të diplomacisë së BE-së pasardhësi i Mogherinit që ka ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në kohen kur ishte ministër i Jashtëm i Spanjës, Borrell publikisht ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re