Analisti Fitim Zekthi, ka komentuar protestën kombëtare të opozitës të zhvilluar sot (7 tetor), duke u shprehur se kishte parë diçka të përsëritur.

I ftuar në studion e “Open” në News24 u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, por e partive politike. Ai shtoi se opozita, për të pasur sukses me protesta, duhet  të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen.

“Ishte si shumë protesta të këtyre viteve në Shqipëri, ndoshta kishte më shumë molotovë e gaz lotsjellës. Pashë diçka të përsëritur. Kjo nuk ishte protestë e popullit në një farë mënyre, janë protesta të partive politike. Kauzat janë të vërteta, por protestat janë marrë në dorë nga partitë. Në këtë kuptim ishte si herët e tjera. Pyetja themelore është, a e sjell kjo atë që kërkon Partia Demokratike. Që një protestë të ketë sukses, duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen. Pa këto kushte nuk mund të ketë sukses”, tha Zekthi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re