Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martë në New York. Një peshkatar shqiptar i quajtur Edmond Stringa, ka kapur një trup të dekompozuar nga një skelë në Brooklyn. Kufoma u gjet duke notuar rreth Canarsie Pier në Brooklyn pak para orës 16:00 dhe peshkatari shqiptar telefonoi menjëherë policinë.

Trupi ishte shumë i dekompozuar dhe ishte e vështirë të bëhej identifikimi i tij. Peshkatari shkoi në skelë për të peshkuar ditën e hënë, por teksa grepi i tij i ngeci në diçka të panjohur, u kthye të nesërmen dhe zbuloi trupin e pajetë.

“Ishte vërtet e rëndë. Kur e nxora pak, pashë këpucët, pantallonat. Mendova se ishte diçka e dyshimtë. E dija që nuk ishte një peshk”, tregoi Stringa.

Ndërkohë policia po heton për të zbuluar shkaqet e vdekjes së personit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re