Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar tryezën e mbledhur sot nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Bardhi tha se pa një shigjetë teke dhe disa bishta, ndërsa shtoi se një tryezë që mbledh persona që kur kanë ushtruar detyrë të larta dhe përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive, nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah tij apo PD.

“Vetëm hark nuk pashë, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. E vetmja lutje që kam ndaj tij është t’i rikthehet opozitës, nuk mund të realizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti, kur të ushtrosh një funksion publik, nuk duhet të jesh i përfolur për korrupsion. Një tryezë që mbledh apo mban në krahë persona që kur kanë ushtruar detyrë të larta përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah meje apo PD”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re