Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se sipas tij, kryeministri Rama është dhunues i sovranitetit të vendit.

Gjatë fjalës së tij nga eventi “Krenaria e Shqipërisë” në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ai është shprehur se “për pushtet personal Rama i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet’, ndërsa shton se “ai punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës”.

Sali Berisha: Beteja që bëjnë deputetët është betejë për sovranitetin e Shqipërisë, për të ushtruar kontroll në emër të sovraniteti mbi qeverinë. Nuk ka sovranitet të vërtetë pa kontroll të qeverisë. Këtë e ka rrëmbyer totalisht Pashiqi i Tiranës. Ai kontrollon sot të gjithë ekzekutivin, të gjithë të emëruari në institucionet e këtij vendi.

Kontrollon totalisht drejtësinë. Kërkon ti marrë opozitës atë pushët, atë veto që i garanton Kushtetuta që të kontrolloj qeverinë. Ai është sot Kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Ai vjedh me firmë e tij çdo ditë pasuritë publike të vendit, ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve dhe të vendosë diktuarën e tij. Kjo ditë sot frymëzon më shumë se çdo ditë, u jep zemër shqiptarëve të ngrihen.

Nuk mund të pranojmë një dhunues të sovraniteti që për pushtet personal i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës, që me të drejtë e kanë quajtur me të drejtë Pashiqi i Tiranës.

VIJON…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re