Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kryebashkiakun e Lezhës se do i hiqet qytetaria dhe do të përzihet nga qyteti për shkak se ka quajtur talebanë qytetarët e Lezhës për arsye se kanë bindje të ndryshme politike.

Berisha u shpreh se ai 72 orë kohë që të largohet nga zyra derisa lezhjanët të shprehin vullnetin e tyre me votë. Më tej ai theksoi se Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e Skënderbeut në shesh me urdhër të Edi Ramës.

“Qytetarët të votojnë ndryshimin. 14 Maji është një ditë që ndan historinë njëlloj siç e ndau viti 1992. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë, në të cilayt ne duke votuar ndryshimin vendosim t’i marrim pushtetin një njeriu që ka përqëndruar çdo pushtet në duart e tij. Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka vjedhur dhe mjeruar qytetartët e vet siç ka bërë Edi Rama me qeverinë e tij në këto tetë vite.

Në shekuj shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vend ii tyre për shkak të varfërisë në rritje. Për shkak të dhunës dhe terrorit. Dëshmoi se ka vetëm përçmim për qytetarët shqiptarë. Edi Rama vetëm për faturat e dritave arrestoi në një vit 37 mijë shqiptarë. Edi Rama e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë. Unë duhet të them kaq: Salvdador Kaçi ka përfaqësuar këtë komb dhe këtë flamur në mënyrën më dinjitoze. Dhe ti je një njeri pa nder dhe pa atdhe.

Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të përjashtojë. Qeveria e PD do të heqë shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe. Si mund t’i thuash taleban qytetarëve të tu vetëm se kanë bindje të ndryshme politike. Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj Via, largohu se ia ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re