Pashka e gjen me dyer të mbyllura Vatikanin.

Në faqen zyrtare të prefekturës së Vatikanit është njoftuar se “për shkak të urgjencës aktuale shëndetësore ndërkombëtare, të gjitha festimet liturgjike për Javën e Shenjtë do të zhvillohen pa praninë fizike të besimtarëve”.

Papa Françesku mëngjesin e sotëm ka bërë lutje për pacientët me koronavirus dhe në veçanti edhe për të gjithë njerëzit që po vazhdojnë punën.

“Në këtë të Dielë të Kreshmës, të gjithë së bashku, le të lutemi për të sëmurët dhe për njerëzit që vuajnë. Sot dëshiroj të bëj një lutje të veçantë për të gjithë ata që me punën e tyre garantojnë funksionimin e shoqërisë”, tha Papa Françesku në prezantimin e Meshës në Santa Marta./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re