Mesazhi i Pashkës Ortodokse përcjellë nga Kryepeshkopi Janullatos është përplot filozofi teologjike në përpjekjen e pandalshme për të shpjeguar atë që përbën ashtin doktrinor të Krishtërimit, qenien e Jezuit dhe kryqëzimin e tij. Ndërsa në Islam ai, Profeti Isa ishte njeri i ngarkuar me mesazh profetik nga Zoti, por me lindje të pazakontë(pa baba) e ikje gjithashtu(kryqi), ardhur si sfidë ndaj hebrenjve të pabindur, mosbesues e spekullantë, si dhe për të njoftuar ardhjen e pasuesit të tij në zinxhirin profetik, Muhamedit, në Krishtërim ai është bir i Zotit, ose vetë Zoti me tre qenie brenda. Dhe kjo ka çuar drejt një kokolepsje teologjike, dalluar dhe në mesazhin tradicional të Janullatosit.

“Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur”, tha ndër të tjera udhëheqësi shpirtëror i Ortodoksisë shqiptare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re