Skip to content

Pashkë të përgjakshme në Siri Lanka: dhjetra të vdekur në sulme ndaj kishave e hoteleve

sri lanka uskrs twitter 01

Gjashtë shpërthime tronditën Pashkët në Sri Lanka, disa në kisha disa në hotele, ku bilancet flasin për të paktën 100 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Raportet e para folën për një sulm mbi tre kisha në të gjithë vendin dhe dy hotele luksoze në kryeqytetin Kolumbia.

Ministri i Reformave Ekonomike në vend, Harsha de Silva, shkroi në Twitter se ka viktima të shumta, duke përfshirë dhe të huaj.

Kombi ishullor i Azisë Jugore është një destinacion popullor turistik, ku shtatë për qind e popullsisë është e krishterë, ndërsa shumica janë budistë.

Dhjetëvjeçari i fundit në Sri Lanka është i qetë pas përfundimit të luftës civile 26-vjeçare, gjatë së cilës grupi rebel Tigrat e Tamilit luftuan për një shtet të pavarur në veri të vendit.