Kishat ortodokse dhe katolike në mbarë botën shënojnë të Premten e Madhe – ditën kur, siç pretendohet nga ata, Jezu Krishti vdiq në kryq – pra, dita më e trishtuar të vitit.
Krishti, i arrestuar një natë më parë, u soll përpara krerëve të priftërinjve hebrenj për gjykim me akuzat se ai predikonte mësime që ata pretendonin se ishin në kundërshtim me parimet fetare dhe ligjet e judaizmit.
Një numër i madh dëshmitarësh të rremë, të sjellë nga kryepriftërinjtë, deklaruan, ndër të tjera, se fjalimet e Jezusit për Mbretërinë e Qiellit përfaqësonin qëllimin e tij për ta shpallur veten mbret hebre që do t’i çlironte nga skllavëria romake.
Kryeprifti Kajafa përfitoi nga kjo dhe vendosi t’ia dorëzonte Krishtin guvernatorit romak të Judesë – Ponc Pilatit, në mënyrë që ai ta dënonte për rebelim kundër Romës, i cili dënohej me vdekje.
Pilati ia dorëzoi Krishtin mbretit hebre Herod, i cili ia ktheu guvernatorit romak.
Pyetjeve dhe pretendimeve të Pilatit, Jezusi heshti ose u përgjigj vetëm me: “Ti thua”, duke i thënë në një moment se “mbretëria e tij nuk është e kësaj bote”.
Duke parë që nuk kishte elemente për dënim, guvernatori romak përdori zakonin e vjetër hebre për faljen e një të dënuari gjatë Pashkës dhe të mbledhurit pyetën nëse donin lirinë për Krishtin apo Barabën.
Të mbledhurit, të nxitur nga kryepriftërinjtë hebrenj, kërkuan lirimin e Barabas dhe dënimin e Krishtit, duke thënë: “Gjaku i tij qoftë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë”.
Pilati vendosi kështu, duke thënë: “Ju e keni dënuar të pafajshmin”. Pas kësaj, ai vazhdoi të lajë duart në mënyrë rituale. Nga këtu vjen shprehja “larja e duarve”, në kuptimin e heqjes së përgjegjësisë nga vetja.
Krishti i dënuar u fshikullua nga ushtarët, i vunë një kurorë me gjemba në kokë dhe e detyruan të mbante kryqin mbi të cilin u kryqëzua në Kodrën e Golgotës.
Ushtarët e shpuan Krishtin e kryqëzuar mes brinjëve me një shtizë, i vunë në gojë një sfungjer të lagur me uthull dhe mbi kokë i vendosën një shenjë me mbishkrimin në hebraisht, greqisht dhe latinisht: “Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Judenjve”. Gjatë asaj kohe, Jezusi iu lut Perëndisë që t’i falte, duke thënë: “Fali ata, o Zot, sepse ata nuk dinë se çfarë bëjnë”.
Sipas traditave në ungjij, thuhet se Krishti dha frymën e fundit në tre pasdite.
Në momentin e vdekjes së Krishtit, qielli u errësua plotësisht, u ngrit një stuhi e paparë, varret u hapën dhe shkëmbi mbi të cilin ishte vendosur kryqi u plas përgjatë një vije të panatyrshme.
Krishti i vdekur u hoq nga kryqi, u mbështjellë me një qefin varrimi dhe u varros në një varr, në hyrje të të cilit ishte vendosur një pllakë e madhe guri dhe legjionarët qëndruan roje para varrit.
Sipas teologjisë së krishterë, flijimi i Krishtit dhe vdekja e tij në kryq ishte me qëllim të larjes së mëkateve të të gjithë racës njerëzore dhe i parapriu ngjarjes më të madhe – Pashkëve.
Por në versionin islam, zbritur në Kur’an, aty ku Jezui thirret Isa, me emrin e tij në origjinal, ky Profet i madh i Zotit, ardhur në jetë pa baba, si sprovë besimi për hebrenjtë, pararendës dhe paralajmëues i ardhjes së Profetit Muhamed, është çuar vërtet për ekzekutimin në kryq, por në vend të tij Zoti ka vendosur njeriun që e tradhëtoi atë, Judën, me pamjen e Isait, ndërsa vetë Isa është shpëtuar duke u ngritur në qiell e do zbresë në tokë para fundit të kësaj bote, me thirrjen për në Islam e duke vdekur me vdekje natyrale si musliman, për t’u varrosur më pas si i tillë.
E në kontekst të asaj çfarë ndodh në Gaza, kjo festë e të krishterëve është dhe një rast për të kujtuar se paraardhësit e atyre që po shkaktojnë gjenocid në Gaza janë ata që kanë vrarë profetët e Zotit, duke tentuar të vrasin dhe Isën e Muhamedin. /tesheshi.com/