“Mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë. Jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit”.

Me këtë mesazh për forcë dhe shpresë në këto kohëra të vështira që po jetojmë, Imzot George Frendo përcjell urimin e tij për të gjithë besimtarët katolikë të cilët kremtojnë Pashkët këtë të diel.

Teksa iu bën thirrje të rinjve të mos largohen nga Shqipëria Imzot George Frendo i fton ata të sillen si heronj duke qëndruar dhe ëndërruar për një Shqipëri më të mirë.

“T’ia dëshmojmë të rinjve që kultivojnë një ëndërr, që një ditë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi më të pasur.

Kush kultivon këtë ëndërr mendon se është guximtar. Por ai që vendos të qëndrojë në Shqipëri duke ëndërruar një Shqipëri më të mirë është hero.

Ndoshta shumë të rinj kënaqen të jenë guximtarë. Por le të kërkojnë më shumë të jenë heronj. Shqipëria ka nevojë për ju, të dashur të rinj: Jeni e ardhmja e Shqipërisë.

Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e dashurisë mbi urrejtjen, fitoren e shpresës mbi dëshpërimin.

Ngjallja e Krishtit le t’ju dhurojë vendosmëri që Shqipëria jonë, vend i stolisur me shumë bukuri, të bëhet, përmes jush, një vend edhe më i bukur”, ishte disa nga fjalët e Imzot George Frendo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re