Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Rradhët janë krijuar në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak se shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj vijnë për të festuar Pashkët ortodokse pranë familjeve të tyre.

Për të shmangur rradhët e gjata, autoritetet tona të kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve kryesisht në hyrje, duke punuar me katër sportele.

Të njëjtat burime thanë se në dalje nga vendi ynë në drejtim të Greqisë po punohet me tre sportele.

Me numër maksimal sportelesh në dalje po punon edhe policia kufitare greke.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sa raportojnë burimet zyrtare, kanë hyrë më shumë se 6000 shtetas ndërkohë që gjatë orëve të fundit gjithnjë sipas të njëjtave burime numri i hyrjeve ka qënë i lartë.

Autoritetet tona kufitare thonë se ky numër pritet të jetë në rritje në orët në vijim si dhe paraditen e së shtunës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re