Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë importet e pambukut dhe domateve nga rajoni Xinjiang i Kinës për shkak të mënyrës se si qeveria kineze trajton grupin e pakicës muslimane ujgur atje.

Qeveria e SHBA-së gjithashtu ka njoftuar sekuestrimin e produkteve që dyshohet se prodhohen nga punëtorë të punës së detyruar në rajonin e Xinjiang, raporton AP.

Xinjiang është eksportuesi më i madh global i pambukut, kështu që ky ndalim mund të ketë pasoja të rëndësishme për tregtinë.

Administrata Trump tashmë ka bllokuar importin e produkteve të disa kompanive të dyshuara për përdorimin e mallrave të prodhuara me ndihmën e punëtorëve të punës së detyruar në Xinjiang, dhe kjo u njoftua nga Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se qeveria britanike kishte lëshuar udhëzime për kompanitë britanike se si të kontrollonin nëse mallrat prodhoheshin nga puna e detyruar në Xingjiang.

Raab tha se Londra donte të sigurohej që “asnjë kompani që bën fitim nga puna e detyruar në Xinjiang nuk mund të bëjë biznes në MB dhe se asnjë kompani britanike nuk është e përfshirë në furnizimin e mallrave të tillë”.

Perëndimi thotë se më shumë se një milion ujgurë dhe anëtarë të grupeve të tjera kryesisht minoritare muslimane janë arrestuar dhe janë futur në kampe në rajonin e Xinjiang.

Një raport i botuar nga organizata hulumtuese jofitimprurëse Center for Global Politics thotë se qindra mijëra ujgurë u detyruan të vilnin pambuk me dorë.

Përveç punës së detyruar, ato i nënshtrohen torturave, sterilizimit të detyruar te grate, si dhe indoktrinimit e asimilimit kulturor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re