Pasi u tha se portalet po gënjenin dhe ajo nuk ishte në një lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, tashmë Rudina Dembacaj nuk fshihet më, madje poston dhe komunikime private me të dashurin e ri.

Pak minuta më parë ajo ka postuar në instastory mesazhet që shkëmben
me Frrokun, ku duket se ka dhe një debat se kush është shefi në
marrëdhënien mes tyre.

Pavarësisht këmbënguljes së Dembacajt, për të thënë se ajo është
shefja, duket se të paktën në biznes udhëzimet e qarta i jep Marku.

Tashmë moderatorja menazhon një prej biznesve të familjes Frroku,
duke i ndryshuar dhe emrin dhe arredimin një lokali që ndodhet në
periferi të kryeqytetit.

Megjithatë duket se Frroku, pavarësisht besimit te partnerja e tij, e ka më të fortë nuhatjen në biznes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re