Kompania ajrore gjermane ka pezulluar fluturimet në kryeqytetin e Egjiptit Kajro deri në njoftimin e mëtejshëm, dhe e njëjta gjë është bërë nga British Airlines.

Drejtuesit Lufthansa-s thanë në një deklaratë se fluturimet e Kajros u anulluan për arsye sigurie, por nuk e shpjeguan rastin më në detaje.

Më parë dje, British Airlines britanike pezulloi fluturimet në Kajro.

Ky është një anulim njëjavor i të gjitha fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian.

Të premten, Ministria e Jashtme britanike paralajmëroi shtetasit e saj për rritje të kërcënimeve terroriste ndaj avionëve të pasagjerëve që fluturonin në Egjipt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re