Godina e Universitetit të Politeknikut në Tiranë është veshur me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe në shenjë nderimi për 49-vjetrorin e pavarësisë së shtetit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai Kulla Burj Khalifa u ngjyros kuq e zi, më 28 Nëntor.

Nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe.”- shkruan Rama.

Albania honours with great respect the #UAENationalDay a special friend and partner in very challenging times for the Albanian people🤝We will never forget what #UAE did for us back in 1999 during Kosovo’s war, as well as after the 2019 earthquake! God Bless the people of #UAE🙏 pic.twitter.com/GyKONhZxvY

— Edi Rama (@ediramaal) December 2, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re