Skip to content

Pasi debatuan në lokal, qëlloi fqinjin e tij me një plumb! Zbardhen detaje nga ngjarja në Krujë, po luanin tavëll, kur…

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë mbrëmjen e së mërkurës (28 shkurt). Raportohet se ishte një konflikt i çastit mes autorit të dyshuar të ngjarjes, Përlat Mërlika dhe të plagosurit, Artan Goga.

Sherri mes tyre brenda lokalit në lagjen Zim Zeneli, përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjatë një loje tavull, 57 vjeçari mësohet se ka goditur autorin. Ky i fundit pasi kanë dalë nga lokali ka qloja me tavull lluar me armë në drejtim të fqinjit  të tij.

Plumbi e ka gërvishtur Artan Gogën në shpatull. Ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, autori qëlloi në drejtim të fqinjit të tij në formë presioni.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”