Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhelyi, e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me përfaqësuesit e organeve të Vetingut.

Ai shkruan se ju ka shprehur atyre mbështetjen e plotë atyre, dhe kërkon që të ndalen sulmet që janë bërë.

Edhe pse në fakt nuk ka asnjë sulm të deklaruar publikisht, kjo deklaratë e Komisionerit vjen në një kohë kur integriteti i procesit të Vetingut ka rënë ndjeshëm.

Jo më larg se dje u publikuan përgjime se si ishte planifikuar shkarkimi i kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj në KPA, pas përlasjeve që ajo ka pasur me vëzhguesit ndërkombëtar.

Në një kohë të tillë qoftë SHBA, qoftë BE, po përpiqen që të lartësojnë vlerën e Reformës në Drejtësi, që ka qenë një investim kryekëput i tyre, edhe në aspektin financiar.

“E nisa vizitën time në Shqipëri me një diskutim të mirë me institucionet e Vetingut. Rikonfirmoj mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së ndaj tyre. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan Varhelyi në postimin e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re