Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, socialisti Jurgis Çyrbja është thirrur sërish sot në SPAK.

Mësohet se ai do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00.

Jurgis Çyrbja dorëzoi dje mandatin e deputetit të PS. Ky vendim erdhi pasi ai u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka.

Ndërkohë vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit në vitin 2021 mori 2228 vota. Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.

Socialisti u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Çyrbja largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të mazhorancës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re