Kadilli: Unë nuk kam zbutur asnjë ton ndaj z. Basha. Unë e pranoj rezultatin, sepse nuk fshihem pas pabarazisë së garës. Gara ishte shumë e pabarabartë, e dukshme. Por, ajo është një garë e mbyllur. Çdo demokrat kishte një shans të zgjidhet dhe ata zgjodhën e janë përgjegjës për të. Në këtë moment unë nuk kam më punë me z. Basha, por e kam me Ramën. Është detyrë e Bashës ta ketë veshin e hapur të dëgjojë, lëkurën e hollë të ndjejë, për t’iu përgjigjur qytetarëve. Vetëm në këtë rast ne do jemi një opozitë e re, që arrin shumë shpejt, ndoshta më 2025, pushtetin. Edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë unë paraqita që manifesti im politik të merret parasysh, nga statuti, te ndryshimet e sjelljes brenda partisë. Unë kam qenë shumë i qartë, kur kam kërkuar ndryshim të kodit elektoral, Kushtetuta duhet ribalancuar, ndarja e re territoriale-administrative dhe reforma në drejtësi. Ne nuk mund të jemi në distancë me këtë reformë. Morali që i kërkoj unë sot Bashës është morali i antikorrupsionit. Antikorrupsioni luftohet në sistem, jo me retorikë, as me denoncime nga selia e PD, apo me protesta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re