Skip to content

“Pasi e shkatërroi Thethin, Rama u kthye në vendin e krimit”/ Protestuesi: Kjo frymë nuk ndalet, kërkojmë një Shqipëri të re. Më 23 korrik të gjithë para Parlamentit

sheshiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Në ditën e 52-të të protestës kundër qeverisë, një tjetër qytetar i është drejtuar protestuesve me një deklaratë të fortë politike, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Theth dhe duke kërkuar ndryshim të thellë institucional në vend.

Sipas protestuesit, kryeministri është kthyer në një zonë ku, sipas tij, institucionet nuk kanë funksionuar dhe ku qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës.

“Kryeministri ynë u kthye në vendin e krimit. U kthye aty ku shkatërroi, në vendin ku institucionet nuk funksionuan. U kthye për të thënë se unë jam mbreti”, u shpreh ai.

Protestuesi kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës ndaj qytetarëve që protestojnë, duke thënë se kërkesat e tyre lidhen me lirinë dhe të drejtat themelore.

“Ky kryeministër akuzon njerëz që dalin dhe kërkojnë liri dhe të drejta në këtë shesh. Pa pikën e turpit përmendi ligjin 7501, një ligj që ka nxitur vëllavrasje në këtë vend dhe emigracion masiv”, deklaroi ai.

Ai fajësoi për këtë situatë edhe institucionet politike, duke e cilësuar Parlamentin si një nga arsyet e protestës.

“Kryeministri jonë u kthye në vendin e krimit. U kthye aty ku shkatërroi, në vendin ku institucionet nuk funksionuan. U kthye për të thënë se unë jam mbreti…Ky kryeministër akuzon njerëz që dalin dhe kërkojnë liri dhe të drejta në këtë shesh. Pa pikën e turpit përmendi ligjin 7501…Një ligj që ka nxitur vëllavrasje në këtë vend. Nxiti emigracion masiv…Këtë nuk e bënë njerëzit, por një Parlament që është një arsye më shumë përse protestojmë. Protesta e 23korrikut duhet të na bashkojë përpara një Parlamenti të inkriminuar, me njerëz pa dinjitet që nuk përfaqëson asgjë. Prindër tregojini fëmijëve tuaj se kush ishte komunizmi që kurrë më të mos përsëritet. Tregoni se kush ishte Berisha që kurrë më të mos vijë një njeri i tillë. Tregoni marrëdhëniet me kriminelët që kurrë më të mos vijë një njeri i tillë. 52 ditë qëndresë, e kërkesa të qarta për një Shqipëri demokratike, kjo frymë nuk ndalet për asnjë arsye, do vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve tona që është një Shqipëri e re, dhe një Kushtetutë e re, e votuar nga sovrani”, tha ai.