Wang Fuman nga Kina, ka arritur në shkollë me flokë krejtësisht të ngrira, pasi kishte ecur për një orë në mot të ftohtë.Për më keq, tetëvjeçari i mërdhirë është dashur të qëndronte ashtu me rroba të lagura, sepse klasa nuk ka ngrohje.
Duart e tij ishin të plasaritura, pasi nuk ka pasur dorëza teksa ka ecur për afro pesë kilometra, në temperaturë minus nëntë gradë Celsius.
Raportohet se ai është i braktisur nga nëna, ndërsa babai i punon në një qytet tjetër, duke bërë që ai të jetojë me gjyshen dhe një motër më të madhe, në kushte shumë të vështira.
Pas raportimit atij i dhuruan një xhaketë të re, mësimdhënësit kanë thënë se ky nxënës i klasës së tretë ka nota të shkëlqyera, ndërsa është shumë i dhënë pas matematikës./Shenja/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re