Ish-legjenda e Manchester United, aktualisht trajner i Uellsit, Ryan Giggs, është arrestuar nga policia, nën akuzën se ka dhunuar të dashurën e vet, Kate Greville.

Policia u thirr të dielën në mbrëmje vonë, për një “shqetësim” në vilën 1.7 milionëshe euro të Giggs.

Aty është konstatuar dhuna dhe Giggs është arrestuar. Menaxheri i vet ndërkohë, në një reagim për mediat e ka mohuar këtë gjë.

Ai thotë se bëhet fjalë për një keqkuptim dhe Giggs po bashkëpunon për të sqaruar situatën. Giggs u la i lirë më pas, por hetimet vazhdojnë.

Trajneri i Uellsit dhe Kate Greville janë të lidhur prej vitit 2017.

Ryan Giggs është i njohur për varësinë ndaj femrave. Vite më parë ai përfundoi në faqet e para të gazetave të gjithë botës, për një histori tronditëse.

Ai shkonte me gruan e të vëllait prej vitesh. Pas zbulimit të këtij skandali, e shoqja e la, ndërkohë që i vëllai nuk i flet më.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re