Skip to content

Pasi humbi zgjedhjet presidenciale, Donald Trump bën ndryshimin e papritur në pamje, rrjeti shpërthen në komente: Është plakur 10 ditë!

Presidenti SHBA-së Donlad Trump duket se ka ndryshuar pamje. Gjatë konferencës së fundit me mediat, teksa po fliste në lidhje me angazhimin e administratës së tij ndaj Covid-19, Trump surprizoi mediat me modelin e ri të flokëve.

Duket se presidenti amerikan ka hequr dorë nga ngjyra e verdhë e flokëve që ka mbajtur për katër vitet e fundit dhe është kthyer drejt një gri elegante argjendi, pothuajse platin.

Megjithëse ende nuk janë bërë të ditura shpenzimet zyratre për ndryshimin e ngjyrës së flokëve ‘gri’ të Trump, por fotot e tij bënë xhiron e mediave sociale.

Por ndërsa ai fliste për vaksinën, shikuesit vunë re se flokët e tij dukeshin të ndryshëm nga ngjyra e zakonshme e shkëlqyeshme bjonde.

Shumë në mediat sociale thanë se kishin vërejtur një ndryshim në flokët e tij.

Një person shkroi në mediat sociale: “A harroi Trump t’i lyej flokët bjonde apo është ekrani im? Ai duket se ka një kokë të plotë me flokë gri tani”.

Një tjetër shkroi në Tëitter: “Çuditërisht, Trump papritmas nuk është më bjond. Flokët e tij duket se janë bërë gri që nga Dita e Zgjedhjeve.” Një tjetër bëri shaka: “Ai është plakur për 10 ditë”.

Një person më shumë tha: “Me sa duket stilisti i flokëve të Trump pranoi para tij”.

 

/faxweb