Pasi e quajti pjesë të trekëndëshit të Bermudes së tranzicionit shqiptar, Lulzim Basha tashmë Ilir Metën e quan “karusel” që bashkë me Ramën e Berishën kërkojnë të ruajnë statuskuonë për interesa personale.

Basha lë të kuptohet se do të jetë një drejtues politik antisistem kur thotë se platforma e tij në krye të PD-së do ti japë fund tranzicionit.

Basha: Nga ana tjetër kemi fijet e padukshme që lidhin 3 faktorë që kanë kontrolluar për 30 vite politikën shqiptare, pavarësisht nëse kanë qenë në pushtet apo në opozitë. Dua ta bëj të qartë se beteja jonë nuk është me persona por me fenomenin. Me fenomenin e një njeriu, kushdo qoftë Rama apo Berisha që mendojnë se janë më të barabartë se të barabartët se janë mbi ligjin dhe mbi statusin e partisë në këtë rast kur duan të mbajnë pushtetin në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re