Kengetarja kosovare Fjolla Morina pak ditë më parë bëri me dije se ka marrë një propozim për martesë, ku kishte thenë ‘PO’ duke i dhënë kështu fund beqarisë.

Pak ditë pas propozimit ajo zbuloi edhe lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

Fjolla dhe Fisniku po bashkëjetojnë dhe së fundmi ata kanë pritur miq, të cilët i kanë bërë një dhuratë speciale çiftit.

Ata i kanë brë dhuratë Fjollës dhe Fisnikut një qenushe, të cilës i kanë vendosur emrin Bella.

Fjolla dhe partneri i saj kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes.

“Jena shtu”- shkroi Fjolla krahas postimit të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re