Megjithëse rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA ishte i pasigurt, duket se kryeministri slloven Janez Jansa ishte udhëheqësi i parë i një vendi që uroi Donald Trump “për fitoren”. Ai i dërgoi urimet e tij në fillim të javës.

Por kryeministri i Fixhi-t, Frank Bainimarama, ka vendosur të “shtyjë” në drejtim të kundërt – ai duket të jetë udhëheqësi i parë që uron Joe Biden, shkruan The Guardian.

Sipas Guardian, politikanë të tjerë tashmë i kanë dërguar Biden-it urimet e tyre më të mira.

Vox raporton se urimet kanë ardhur nga “disa politikanë dhe zyrtarë evropianë që janë të dëshpëruar të punojnë me Trump-in në ndryshimin e klimës”.

Mesazhet nga dy anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër gjermane, si dhe ministri belg i klimës i caktuar së fundmi, Zakiae Khattabi, thuhet se kanë mbërritur.

Kujtojmë, zgjedhjet presidenciale të SHBA u mbajtën të martën, por votat ende janë duke u numëruar.

Që në fillim e deri më tani, kryeson Biden.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re