Është zbardhur dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Shkodër ku shtetasi Armando Ndreu qëlloi me armë zjarri drejt një furre buke duke shkaktuar terror në qytet.
Mësohet se autori i të shtënave qëlloi drejt pronarit të një furre buke Sadet Salës me të cilin kishte pirë në një lokal pak para se situara të degradonte në konflikt fizik e më pas në ‘kërcitjen e armës’.
Ndreu pasi u grushtua nga Sala, raportohet se ka shkuar në shtëpinë e tij duke marrë kallashnikovin dhe duke qëlluar ndaj pronarit të furrës së bukës, e teksa ka marrë makinën e tij për tu larguar prej aty, Sala i ka dhënë kundërpërgjigjien duke qëlluar 4 herë me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të Shkodrës, në lagjen ‘Skanderbeg’ gjë që ka alarmuar qytetarët dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke rrethuar zonën.
Pas hetimeve të kryera mësohet se Ndreu në momentin që ka shtënë me armë ishte nën efektin e pijes alkoolike, ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, megjithëse plumbat shkaktuan dëme të rënda materiale.
Burime bëjnë me dije se brenda furrës së bukës, në pronësi të Sadet Salës ishte dhe shitësja e dyqanit e cila ka shpëtuar pa marrë asnjë lloj lëndimi.
Ja njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pamjet nga vendngjarja:
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
