Skip to content

Pasi Presidenti Amerikan e quajti vrasës, vjen momenti i përballjes sy në sy. Ja kur do të takohen Biden dhe Putin

Takimi i parë ballë për ballë midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin do të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të martën, ndërsa administrata dhe Kremlini përfundojnë rregullimet për samitin.

“Presidenti Biden do të takohet me Presidentin Putin në Gjenevë, Zvicër në 16 Qershor 2021. Udhëheqësit do të diskutojnë gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, tha Shtëpia e Bardhë në nje deklarate.

Takimi i pritur gjatë do të vijë në përfundim të udhëtimit të parë ndërkombëtar të Biden që nga marrja e detyrës.

Shtëpia e Bardhë dërgoi këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Gjenevë këtë javë për t’u takuar me homologun e tij rus, thanë zyrtarët, ndërsa detajet po përgatiten për takimin midis Biden dhe Putin.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi vendndodhjen përfundimtare të qytetit pritës derisa të gjitha detajet të perfundonin.

Takimi i nivelit të lartë vjen gati tre vjet pasi Putini u takua me Presidentin e atëhershëm Donald Trump në Helsinki, Finlandë. Zyrtarët thanë se takimi me Biden do të duket shumë ndryshe nga ai samit i korrikut 2018, gjatë të cilit Trump doli në krah të Putinit dhe hodhi hapur zbulimin e SHBA për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet 2016.

Ky do te jete takimi i parë i Biden me Putin që nga marrja e detyrës. Por Biden më parë është takuar me Putinin gjatë kohës së tij si nënkryetar, duke përfshirë një takim të vitit 2011 per te cilin Biden tha se ai e kishte pare ne sy Putini dhe i kishte thene: “Unë nuk mendoj se ju keni shpirt”.

Biden fillimisht propozoi një samit me Presidentin Rus muajin e kaluar gjatë një telefonate dhe të dy palët kanë punuar që të finalizojnë detajet që nga ajo kohë. Pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve për çështje si Ukraina dhe ndërhyrjet në zgjedhje, Biden shpreson të krijojë një kanal të qartë komunikimi që do të shmangte surprizat e panevojshme.

Putini është dukur i gatshëm për ofertën, edhe pasi Shtetet e Bashkuara aplikuan sanksione të reja të ashpra dhe ndëshkime të tjera ndaj Rusisë për rolin e saj në një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive qeveritare.

Marrëdhënia midis udhëheqësve botërorë filloi te trazohej sidomos pas helmimit dhe burgosjes së liderit të opozitës ruse Alexey Navalny.

Gjatë një interviste në mars, Biden e quajti Putin një vrasës, duke thënë se lideri rus “do të paguajë një çmim” për përpjekjet e tij për të minuar zgjedhjet e SHBA në 2020. Si përgjigje, Kremlini tërhoqi ambasadorin e saj në SH.B.A. për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb