Kreu i regjimit sirian Bashar al-Asad tha se do të mbështesë luftëtarët kurdë në verilindje të vendit, për të iu kundërvënë ushtarëve turq.

“Ne jemi të përgatitur të mbështesim çdo grup që kryen rezistencë popullore kundër agresionit turk,” tha ai në një video të publikuar nga një organ zyrtar i regjimit.

“Ky nuk është vendim politik … Ne nuk po marrim asnjë vendim politik tani,” u tha ai trupave qeveritarë që po qëndronin në provincën e Idlib.

“Është një detyrë kushtetuese dhe kombëtare,” tha ai. Por regjimi që është vendosur së fundmi në qytetin kufitar Kobane nuk ka dashur të përplaset me forcat turke.

Damasku ka akuzuar më parë kurdët për tradhti pas aleancës së tyre me Uashingtonin, madje ka sulmuar disa herë zonat kurde me ndihmën e aleatëve rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re