Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Tiranën gjatë fundjavës që lamë pas, ku ka takuar dhe kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tij dhe Ramës, vjen pas vizitës që Grenell pati edhe në Serbi, ku i shfaq duke u harbuar në klubet e natës me një prej ministrave serb.

Vetë Grenell e ka bërë publike vizitën e tij në Tiranë dhe takimin me Ramës përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin:

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të diele me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”.

Vizita vjen pak ditë pas takimit të radhës të minishengenit Ballkanik, ku tre prej vendeve, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina refuzuan që të merrnin pjesë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re