Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi i shkoi në banesë personit me të cilin u konfliktua duke e kërcënuar me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund. Fatmirësisht nuk ka pasur të shtëna.

Shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt i çastit mes tyre. Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re