Një variant i ri i Covid-19 po qarkullon në Britaninë e Madhe prej 2 muajsh, i cili ka shqetësuar botën për shpërthimin e rasteve të reja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar aktori Bes Kallaku, i cili e cilëson si “tallje b*ythe me njerëzit”.

‘Paska dal version i ri i virusit covid-19. Ka bo update virusi dmth. Tashi që doli vaksina dmth. Hajde tallje b*the me njerëzit, hajde’, shkroi Kallaku në Instastory.

Britania e Madhe vendosi që të ketë izolim total vetëm disa ditë para Krishtlindjeve, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë vendosur të pezullojnë fluturimet nga Britania në Shqipëri nga dita e nesërme  më 6 janar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re