Ish-drejtori më jetëgjatë i Butrintit, Auron Tare, njëherësh ish-drejtori i Agjencisë së Bregdetit në qeverisjen e parë “Rama”, ka reaguar me irritim ndaj një posteri qeveritar, aty ku skenës antike të Butrintit i thuhet “Teatër Kombëtar”(!!!).  

“Lexoni posterin qa ka nxjerrë Ministria e Kulturës dhe ku ka edhe logot e disa institucioneve të tjera që  do të kryejnë administrimin e Butrintit në emër të popullit shqiptar.

Lexoni se çfarë injorantësh janë këta zyrtarë(…)E quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar”.

Dhe në fakt bart pikëpyetje të mëdha ky fakt; pra nëse është një lapsus, apo është shkruajtur me vetëdije?!

Nëse është lapsus, si ka ndodhur mos vihet re nga disa sy institucionalë?

Nëse është vënë me vetëdije, kur paska ndodhur që një amfiteatër, apo teatër antik, të merr statusin zyrtar “Teatër Kombëtar”?!

Teatër Kombëtar s’mund të ketë dy, vetëm një ka. Për momentin, rolin e tij e luan “Turbina” te Tirana e re, derisa të ndërtohet i riu aty ku ishte, në qendër.

Nga ana tjetër, reagimi i ashpër i Tares është në vazhdën e kundërshtimit të tij     që Butrinti t’i jepet një fondacioni për menaxhim, atij shqiptaro-amerikan, ku më e pakta nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në botë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re