“Lirinë nuk jua solla unë, atë e gjeta mes tuaj”, është kjo fraza që i atribuohet Skënderbeut, pa ndonjë provë shkencore(sipas shkencave historike) që garanton vërtetësinë.

Gjithsesi e vetmja. Në gjithë morinë e librave për heroin kombëtar, ka rrëfime mbi të por jo citime të tij.

Së fundi, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, ka cituar Skënderbeun me një thënie që më shumë duket si sajesë nën zjarrmi patriotike.

“Të kërkosh luftë është çmenduri por t’i përgjigjesh asaj kur të imponohet është urti”, tha Krasniqi gjatë mbrojtjes së tij në Hagë, referuar pra Skënderbeut. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re