Skip to content

Paskal Milo: Ilir Meta, një luan në politikën shqiptare

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo, ndërsa ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta, tha se ato ishin shumë të forta. I ftuar në emisionin “Open”, Milo u shpreh se deklarata e Metës ka nxjerrë në shesh “gjërat që janë thënë korridoreve”. “Deklarata e Metës ishte shumë e fortë. Meta është një luan në politikën shqiptare dhe së shpejti do të rikthehet në skenën politike, duke i dhënë një dimension të fortë kësaj skene”, tha Milo.